fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ancelotti: Sezoni më i mirë në karrierën time, edhe pa Bellingham i kemi fituar të gjitha ndeshjet

Publikuar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Leipzig-ut, e vlefshme për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League.

Ancelotti u shpreh se ky është sezoni më i mirë në karrierën e tij, ndërsa shtoi se të gjithë në ekip janë të lumtur.

Lexoni edhe:

“Sezoni më i mirë në karrierën time? Tani për tani mund të jetë kështu. Unë shoh një ekip solid, serioz, të motivuar, me një mjedis të mire, askush nuk ankohet, të gjithë kontribuojnë… Gjithçka po shkon mirë për momentin pavarësisht vështirësive të shumta që kishim… Kjo ishte falë karakterit të lojtarëve”-tha fillimisht ai.

Ndërsa ka folur për dëmtimet, tekniku italian u shpreh se nuk mendo për lojtarët që nuk janë në gjendje të luajnë, madje shton se pa Bellingham i kanë fituar të gjitha ndeshjet.

“Unë kurrë nuk mendoj për ata që nuk janë në gjendje të luajnë. Bellingham nuk do jetë, por pa të kemi fituar katër ndeshje nga katër”-deklaroi Carlo Ancelotti.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook