fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“ANALIZË KUQEZI”/ I pakalueshëm në ajër, Gjimshiti mes më të mirëve në Serie A

Publikuar

Shumë futbollistë ndryshojnë tek Atalanta, por Berat Gjimshiti është gjithmonë aty, duke dhënë më të mirën dhe duke bërë çdo vit e më mirë.

Trajneri Gasperini e ka një ndër besnikët e tij, teksa kapiteni i kombëtares gëzon respekt dhe dashuri edhe nga tifozët dhe drejtuesit e klubit.

Lexo edhe:

Emisioni “ANALIZË KUQEZI”, çdo të hënë në SportNews (18:00), nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit Fation Bardhi, publikoi renditjen e veçantë në Serie A.

Sa i përket dueleve ajrore të fituara, Gjimshiti është ndër më të mirët. Mbrojtësi shqiptar renditet i pesti me 75% të dueleve të fituara me kundërshtarët.

Në krye qëndron Casale i Lazios. Më pas dy juventinët Bremer dhe Danilo, si edhe polaku Dawidowizc i Hellas Verona.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook