Botë
Ambasadori gjerman në Vjenë “ftohet për të biseduar”

Në Austri, sipas policisë së Tirolit, nuk ka pasur bllokime të konsiderueshme të qarkullimit deri tani, por mosmarrëveshja politike nuk është zgjidhur. Në Vjenë, ambasadorin gjerman Ralf Beste e ftuan në Ministrinë e Jashtme të Austrisë. Një zëdhënëse e ministrisë i tha ARD-së se ai nuk u thirr, por u ftua në një takim.
Ka shumë pyetje pa përgjigje, sepse rregulloret e hyrjes dhe ndalimi i hyrjes përmes Deutsches Eck janë joproporcionale dhe kanë pasoja jo vetëm për Tirolin, por për të gjithë Austrinë dhe ekonominë atje, u tha. Biseda u zhvillua në një atmosferë të mirë dhe, si zakonisht, në një nivel nëpunësish të lartë, dhe shpresohet që të gjenden zgjidhje pragmatike.
Në fundjavë, pakënaqësi shkaktuan para së gjithash rregullat deri tani të paqarta gjermane të hyrjes për udhëtarët vajtje-ardhje. Sepse ende nuk është përcaktuar përfundimisht se cili konsiderohet i rëndësishëm për sistemin dhe cili jo.
Çdo ditë në të dyja anët e kufirit mes Tirolit dhe Gjermanisë qarkullojnë rreth 5000 vetë. Në këtë land federal të Austrisë janë regjistruar qindra raste të konfirmuara dhe të dyshuara të variantit të virusit që u gjet për herë të parë në Afrikën e Jugut.
