fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Ambasada në Jerusalem, u hap me dekret të Thaçit

Publikuar

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e ushtrues detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ka deklaruar së fundi në një reagim këshilltari i saj, Bekim Kupina.

Ai thotë se hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael, është bërë me dekret të ish-Presidentit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi.

Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem.

Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, shkruan Kupina.

Kosova ka hapur edhe zyrtarisht të dielen Ambsaden e saj në Jerusalem.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021