fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Ambasada e Kosovës në Paris rihap shërbimet konsullore

Në lokalet e Ambasadës duhet të paraqiten vetëm personat që do të marrin shërbime.

Publikuar

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ju njofton se shërbimet konsullore do të rihapen për publikun nga dita e martë më 11.05.2021, ka njoftuar ambasada përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook.

Kjo ambasadë fton që t’i kontaktoni përmes telefonit zyrtar +33 (0) 1 45 00 02 06 për marrjen e takimeve çdo ditë pune nga ora 14:00 deri në ora 16:00.

Po ashtu, luten që për shkak të situatës aktuale sanitare në lokalet e Ambasadës të paraqiten vetëm personat që do të marrin shërbime. Përjashtim nga ky rregull, bëjnë rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm.

Vazhdo më shumë