Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka vazhduar thirrjet e saja për të kaluar në veting kandidatët për deputet.
Ambasadorja Kim ka në një postim në Twitter ka thënë së vetingu duhet të bëhet sepse kërkohet me ligj.
“Udhëheqësit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”- ka shkruar ajo.