fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Allegrit i shtohen telashet para derbit të Italisë, anësori amerikan nuk ia del

Publikuar

Lajm i keq për Juventusin përpara ndeshjes së të dielës kundër Interit, në “Allianz Stadium”. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, anësori amerikan, Timothy Weah, ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë i disponueshëm për derbin e Italisë. Sipas informacioneve paraprake, lojtari do të jetë në infermieri deri në fillim të dhjetorit. Rikthimi i tij në dispozicion të Allegrit mund të ndodhë pas rreth njëzet ditësh.

Lexoni edhe:

Amerikani kreu testet në mëngjes të cilat konfirmuan dëmtimin. Një problem shtesë për Massimiliano Allegrin, i cili shpresonte ta rikuperonte lojtarin në një kohë mjaft të shkurtër.

Teksa pret të vlerësojë gjendjen e lojtarëve të tjerë të dëmtuar, trajneri i Juventusit nuk do ta ketë të lehtë përgatitjen e ndeshjes e titullit, të dielën në mbrëmje, në orën 20:45.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook