fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Albin Kurti, ri zgjedhet Kryeminister i Kosovës

Publikuar

Kuvendi ka zgjedhur Albin Kurtin për kryeminister të vendit. Kurti në këtë pozitë është për herë të dytë, meqë herën e parë ishte zgjedhur nē fillim të viti 2020, kur kishte bashkë qeverisë me LDK.

Kurti në këtë pozitë u zgjodh me votat e 67 deputeteve që ia besuan ekzekutivin kreut të VV-së.

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), partitë politike në bazë të numrit të votave të fituara kanë siguruar edhe ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cila ka marrë 438.335 vota apo 50.28 për qind, ka fituar 58 ulëse në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 148.285 vota apo 17.009 për qind ka fituar 19 ulëse.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 110.985 vota apo 12.731 për qind ka marrë 15 ulëse në parlament duke vijuar më pas me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 62.111 vota apo 7.124 për qind, ka marrë 8 ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Lista Serbe e cila ka fituar 44.407 vota 5.094 për qind ka marrë 10 ulëse në Kuvend të cilat i ka të garantuara me Kushtetutë/Tipografi/.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook