Lajme
Albin Kurti merr një dhuratë të veçantë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka treguar se ka pranuar një dhuratë nga Arlinda Lleshi.
Kjo e fundit, themeluese e firmës së veshjeve “Amargi”, ia ka dhuruar Kurtit dy këmisha.
Kurti në një postim në Instagram, ka thënë se veshjet e Lleshit promovojnë trashëgiminë tonë etnografike dhe punën artizanale vendase.
Postimi i plotë në Instagram:
Arilda Lleshi m’i solli dy këmisha. Bashkë me shoqen e saj Anën, ajo ka themeluar firmën e veshjeve “Amargi”. Ato promovojnë trashëgiminë tonë etnografike dhe punën artizanale vendase. E riaktualizojnë traditën tonë në rrobat moderne.

Vazhdo më shumë