Lajme
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do kenë përplasje
Kjo do ndodhë pas zgjedhjeve lokale. Ajo do dëshirojë të tejkalojë Thaçin, pra do ketë luftë për protagonizëm dhe të tregojë që ja vlen të jetë presidente. Kurti do e ketë të vështirë ta ketë aleate.

Analistet politikë Kosovar mendon që presidentja Vjosa Osmani do t’i kundërvihet kryeministri Albin Kurti në shumë raste, por kjo do ndodhë pas zgjedhjeve lokale. Ajo thonë analistët do dëshirojë të tejkalojë ish Presidentin Hashim Thaçi, pra sipas tyre do ketë luftë për protagonizëm dhe të tregojë që ja vlen të jetë presidente. Kurti do e ketë të vështirë ta ketë aleate.
Një konstatim i tillë doli në emisionin Balkan Talks në Euroneës Albania, i cili u fokusua te realiteti i ri politik në Kosovë, ku qeveria e re drejtohet nga Kurti dhe në krye të postit të presidentit është Osmani.
“Unë besoj që Osmani do i kundërvihet Kurtit në shumë raste, por kjo do ndodhë pas zgjedhjeve lokale. Ajo do dëshirojë të tejkalojë Thaçin, pra do ketë luftë për protagonizëm dhe të tregojë që ja vlen të jetë presidente. Kurti do e ketë të vështirë ta ketë aleate”- thotë Zekirja Shabani.
Të njëjtin mendim ndan edhe analisti Resul Sinani se ata do kenë kundërshtime.
“Deri tani i duhej të ishin bashkë, por tani do ketë fërkime dhe kundërshtime dhe do kenë të vështirë bashkëpunimin”, thotë Sinani. Sipas pedagogut të komunikimit Resul Sinani, Osmani duhet të tregojë që e meriton atë post dhe të jetë mbi palët.
“Ajo është e obliguar të jetë presidente sipas Kushtetutës të Kosovës. Ajo kandidoi për presidente gjatë fushatës dhe duhet të largohet nga politika aktive dhe te jetë në funksion të postit që mori” thotë ai.
Dy deputetët që kaluan te Vetëvendosja bën që tani qeveria Kurti të ketë 60 deputetë dhe kjo sipas Shabanit e bën ata të pakontrollueshëm.
“Ai ka 60 deputetë dhe çdo ligj kalon pa problem dhe kjo bën që opozita të jetë komplet e pafuqishme dhe Kurtin të pakontrollueshëm”, tregon Shabani.
Sipas Sinanit pasja e një pushteti kaq të madh nuk i jep të drejtë kryeministrit Kurti që të bëj si dëshiron reformën zgjedhore.
“Reforma është e nevojshëm, por jo ashtu si dëshiron ta bëj z. Kurti. Komisionin duhet ta udhëheqë opozita. Uroj që mos ketë më zgjedhje të presidentit në ketë mënyrë, por të bëhet zgjedhja e tij me vota nga populli”, thotë Sinani.
Krijimi i një qeverie kaq të pushtetshme ka pasur ndikim edhe te opozita, ku sipas z. Shabani kryetari në detyrë i PDK-së Hoxhaj nuk po e bën si duhet detyrën që ka.
“PDK-ja nuk ka qëndrim dhe Enver Hoxhaj nuk e zëvendëson dot Veseli. Ai duhet të gjej rrugën dhe të tregojë që meriton atë pozitë që ka aty, pasi nuk po kryen detyrën dhe fjalimi i tij nuk ishte domethënës në parlament,” – shprehet Shabani.
Mbështetja e kryetarit të LDK-së Abdixhiku në zgjedhjen e presidentes Osmani, Sinani e sheh shumë pozitiv si qëndrim.
“Pas zgjedhjeve të shkurtit Abdixhiku e dinte që nuk duhej të bënte beteja, që do tkurrnin më shumë partinë. Duke votuar apo krijuar korumin komunikon me votuesin që ka votuar Osmanin dhe ata mund të kthehen të shtëpia ku kanë votuar për shumë vite. Detyra e tij tani është reformimi i partisë,”- tregon Resul Sinani.
