fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Albana Bytyqi e AAK-së: Ndihemi të kërcënuar

Publikuar

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka thënë se kanë pranuar mesazhe kërcënuese nga Dardan Stublla, bashkëshorti i ish-ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Bytyqi e cila siguroi ulëse në Kuvendin e Kosovës pas rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, tha se do të bëjë një reagim publik në rrjetin social Facebook.

“Tash do ta bëjë një deklaratë përmes Facebook, po e kemi marrë një mesazh kërcënues por do ta bëjë një deklaratë publike. Në bazë të informacioneve që i kemi, jemi të kërcënuar, detajet do t’i shihni në deklaratën time publike”, ka thënë deputetja e zgjedhur Bytyqi.

Nga zyra për media e policisë kanë thënë se forcat e rendit kanë ndaluar një veturë në Bresje të Fushë Kosovës, por, sipas tyre prokurori i shtetit nuk ka vlerësuar se duhet iniciuar ndonjë rast.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë policia ka ndaluar një veturë në Bresje Fushë Kosovë, por nuk ka iniciuar ndonjë rast ndaj drejtuesit të veturës”, ka thënë shkurt Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

KALLXO, shkruan Telegrafi ka marr vesh se familja e deputetes së zgjedhur, Albana Bytyqi është njoftuar nga vetë Policia e Kosovës për kërcënimin.

Bashkëshorti i Meliza Haradinaj- Stublla, Dardan Stublla, siç merret vesh është ndaluar rrugës për në Suharekë, përkatësisht në Bresje të Fushë Kosovës.

Se Policia i ka njoftuar vetë familjen e Bytyqit e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i Albanës, Jetmir Bytyqi duke mos dashur të japë shumë detaje.  “Dua që ta ndjekni vijën institucionale, kontaktoni me Policinë e Kosovës…”, ka thënë ai.

Po ashtu kallxo, shkruan Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe ish-ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, mirëpo ajo nuk është përgjigjur në telefon.

Haradinaj- Stublla pati fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës pas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por pas disa ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme, ajo humbi mandatin e legjislaturës së tetë të Parlamentit.

KQZ sot certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit ndërsa në vend të Haradinaj- Stublla tani është Albana Bytyqi.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021