fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Alarmohet Spanja: Federata e Futbollit e Spanjës thërret takim urgjent shkaku i Kosovës

Publikuar

Pas reagimit të FFK-së për skandalin spanjoll, se FFS nuk do ta lejojë flamurin dhe himnin e Kosovës, Federata Spanjolle e Futbollit do të mbajë mbledhje urgjente sot. Me anë të komunikatës zyrtare, FFK ia bëri me dije Spanjës se nuk do të pranojë të luajë kundër saj në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës këtë muaj, nëse flamuri dhe himni i Kosovës nuk respektohen.

“Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kot dhe e padrejtë.

Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përballen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të paraqitet si çdo shtet tjetër”, thuhej në reagimin e FFK-së të martën.“Kriteret e UEFA-s e FIFA-s janë të ditura e të qarta si kristali dhe Spanja e dinë këtë, prandaj çka do që thuhet e shkruhet nuk i ndërron këto rregulla dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërrohen, shkruan Insporti.

Nëse ata duan medialisht të arsyetohen para opinionit të brendshëm është çështje e tyre, por Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim – ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet”.

Kjo e ka shtyrë federatën spanjolle të thërret takim urgjent për ditën e mërkurës, për të gjetur një zgjidhje, sipas mediave në Spanjë. Ndryshe, Spanja nuk e njeh Kosovën kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021