Shëndeti
Alarmohen mjekët, një sëmundje misterioze e trurit po përhapet tek njerëzit
Mësohet se mosha e personave me këtë sëmundje varion nga 18-85 vjeç dhe simptomat përfshijnë reagime të tilla si: agresivitet, ankth, depresion, dhimbje muskujsh dhe spazma

Publikuar
2 vjet më parëmë

Një sëmundje e trurit e cila sipas studiuesve mund të përhapet tek të tjerët është zbuluar në Kanada.
Sipas mediave të huaja, në provincën New Brunswick, janë identifikuar rreth 48 raste me këtë lloj sëmundje e cila sipas studiuesve është e ngjashme me sëmundjen Creutzfeldt-Jakob (CJD), një sëmundje e rrallë dhe fatale për trurin.
Mësohet se mosha e personave me këtë sëmundje varion nga 18-85 vjeç dhe simptomat përfshijnë reagime të tilla si: agresivitet, ankth, depresion, dhimbje muskujsh dhe spazma.
Gjithashtu në disa pacientë u vunë re probleme me gjumin, me të folurit, rënie drastike nga pesha.
Michael Coulthart, kreu i rrjetit të mbikëqyrjes CJD të Kanadasë, u shpreh se gjatë këtyre 20 viteve punë nuk ka parë pacientë me këto lloj simptomash.
Më tej ai shton se këto raste të identifikuara së fundmi janë tepër shqetësuese pasi ende nuk dihet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.
Akoma nuk dihet se nga ka ardhur kjo sëmundje që deri tani është e panjohur, ndërsa po merret në konsideratë edhe mundësia e helmimeve për shkak të ndotjes së natyrës.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
