fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Aktakuzë për ushtrim të ndikimit

I pandehurit B.G, në bashkëkryerje me të pandehurin R.H, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit D.H, në mënyrë të drejtpërdrejt kanë kërkuar të holla

Publikuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet B.G., R.H. dhe D.H., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

I pandehurit B.G, në bashkëkryerje me të pandehurin R.H, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit D.H, në mënyrë të drejtpërdrejt kanë kërkuar  të holla. Me këto veprime të pandehurit B.G dhe R. H, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 lidhur me 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri D.H., ka dhënë të holla që të ushtronin ndikim të padrejtë të pandehurit B.G., R.H. kështu që me këto veprime i pandehuri D.H., ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021