Lajme
Aksion i policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, arrestohen disa persona
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin në AZHB, ndërsa tha se aksioni është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, si vazhdim i aksionit të mëhershëm “subvencionet”, ndërsa mësohet se janë arrestuar disa persona.
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin në AZHB, ndërsa tha se aksioni është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.
“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në njoftim.
Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aksionin në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke u realizuar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti ‘Subvencioni 2021’”, thuhet në njoftim, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, në Ministrinë e Bujqësisë rreth katër muaj më parë, Policia e Kosovës kishte arrestuar disa persona të dyshuar për “Marrje ryshfeti”, e vepra të tjera.
Muaj pas muaji, policia ka vazhduar me aksione të ndryshme në lidhje me rastin e quajtur “Subvencioni 2021”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
