fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Aksidenti në Milot, humb jetën prodekani i Fakultetit Filologjik të Gjakovës

Miqtë të Fitor Ollomanit kanë shprehur ngushëllimet me statuset prekëse në rrjetet sociale, ku zbulojnë se ai ishte nga qyteti i Kukësit dhe profesor.

Publikuar

Prodekani në Fakultetin e Filologjisë “Fehmi Agani” në Gjakovë, Fitor Ollamni ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë.

 Fitor Ollomani është 35-vjeçari i cili ka mbetur i vdekur në aksidentin ku u përfshinë dy vetura.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Ura me harqe”, një makinë “Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” që e drejtonte Ollomani, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Miqtë të Fitor Ollomanit kanë shprehur ngushëllimet me statuset prekëse në rrjetet sociale, ku zbulojnë se ai ishte nga qyteti i Kukësit dhe profesor.

“Nje aksident tragjik i ndodhur ne Milot, i ka marre jeten e Prof. dr. Fitor Ollomani, prodekan në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Fehmi Agani”në Gjakovë në moshen 35 vjecare. Vdekja e tij në moshen më të mirë na ka lënë të shokuar të gjithëve! Në emër të studentëve dhe stafit të UFAGj-së i shpreh ngushellime familjes, të dashurve, studentëve dhe tëgjithë të afermve! Pusho në paqe Profesor!”, shkruan një nga miqtë e tij.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021