Kronikë e zezë
Aksident trafiku – Vdes këmbësori
Deri të aksidenti, sipas Policisë ka ardhur nga pakujdesia e këmbësorit , i cili duke tentuar të kaloj rrugën në vend ku është e ndaluar të kalohet për këmbësor, është goditur nga vetura që ishte në lëvizje.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në magjistralen Prishtinë –Pejë, në fshatin Balincë, ka ndodhur një aksident trafiku, që ka rezultuar me vdekjen e një kembesori dhe lëndimin e shoferit të automjetit
Deri të aksidenti, sipas Policisë ka ardhur nga pakujdesia e këmbësorit , i cili duke tentuar të kaloj rrugën në vend ku është e ndaluar të kalohet për këmbësor, është goditur nga vetura që ishte në lëvizje.
“Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa automjeti , kishte qene duke qarkulluar ne aksin rrugor Prishtine-Peje, mirëpo me te arritur ne fshatin Balinc, pikërisht përballë market “Aldi”,derisa vetura ne fjalë kishte qene ne lëvizje ne shiritin e majte qarkullues pasi qe rruga ishte me dy shirita qarkullues ne një drejtim, por për një moment papritmas i ka dale një këmbësor ne rrugë i cili kishte ardhur prej anës se majte te rrugës, e me pas duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave te trafikut, ku vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur qe ti evitohet goditjes dhe me pjesën e parme ballore ana e majtë e veturës”, thuhet në njoftimin e Policisë
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, me ç’rast ka dhënë detaje shtesë rreth këtij aksidenti me fatalitet.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Me date 07.05.2021 rreth orës 18;10, ne rrugën magjistrale Prishtine –Peje, pikërisht ne fshatin Balincë te Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku goditje e këmbësorit me fatalitet. Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa automjeti , kishte qene duke qarkulluar ne aksin rrugor Prishtine-Peje, mirëpo me te arritur ne fshatin Balinc, pikërisht përballë market “Aldi”,derisa vetura ne fjalë kishte qene ne lëvizje ne shiritin e majte qarkullues pasi qe rruga ishte me dy shirita qarkullues ne një drejtim, por për një moment papritmas i ka dale një këmbësor ne rrugë i cili kishte ardhur prej anës se majte te rrugës, e me pas duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave te trafikut, ku vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur qe ti evitohet goditjes dhe me pjesën e parme ballore ana e majtë e veturës e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar qe te del ne rrugë prej anës se majte, dhe pas goditjes vetura e kishte bartur këmbësorin disa metra përpara , ku me pas e kishte përplasur ne rruge ne shiritin e majte qarkullues,. Si pasoje e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jete, ku nga disa kalimtar te rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete, dhe e kishin dërguar ne QKMF ne Kijeve, viktima ishte sjelle pa shenja jete , ku edhe e kane konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore, fillimisht ishte dërguar ne QKMF ne Kline, e pasi qe kishte pësuar frakturë ne dorën e majte, mirëpo me urdhër te prokurorit kujdestar vozitësi është sjelle ne spitalin rajonal ne Gjakove, për tretman me te gjere mjekësor, mirëpo është i ndaluar me vendim te prokurorit kujdestar dhe është ne mbikëqyrje te organeve policore ne repartin ortopedik. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe me urdhër te tij me pëlqimin e familjarëve viktima ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
