Sport
Akil Gjakova bëhet kampion i Evropës (VIDEO)
25 vjeçari u shpall kampion Evrope në xhudo për kategorinë deri në 73 kg që konsiderohet ndër kategoritë më të forta në këtë sport.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Akil Gjakova i vuri vetes kurorën e mbretit të Evropës. Ai bëri waza-arin më të rëndësishëm në karrierë në finale të Kampionatit Evropian, që po zhvillohet në Portugali, kur mposhti kundërshtarin nga Izraeli, Tohar Butbul.
25 vjeçari u shpall kampion Evrope në xhudo për kategorinë deri në 73 kg që konsiderohet ndër kategoritë më të forta në këtë sport.
Pesë përballje i fitoi ditën e shtunë Gjakova. Raundin e parë e kaloi i lirë, në raundin e dytë mposhti izraelitin Levin, në të tretin gjermanin Zingg, në çerekfinale rusin Mogushkov dhe në gjysmëfinale zviceranin Stump.
Të gjithë këta emra i mposhti me pikët maksimale, pra me Ippon. Për pejanin me mbiemrin Gjakova ky është titulli i parë kampion Evrope për senior, kurse edhe më 2018-të pati fituar të artën, por për gjeneratën U23.
Ky është suksesi më i madh në karrierën e xhudistit që do të jetë gjatë verës në Olimpiadën e Tokios.
Kosova në krye me mjeshtrin Driton Kuka ka udhëtuar në Evropianin e Portugalsë me gjashtë përfaqësues. Distria Krasniqi, një ditë para Akil Gjakovës, u shpall kampione e Evropës, kurse motra e Akilit, Nora, doli e treta e Evropës për kategorinë e saj. Flaka Loxha dhe Laura Fazliu nuk fituan medalje, ndërsa Loriana Kuka përballet të dielën.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
