Lajme
Ahmeti të vdekurit nga Covid 19, thjeshtë po trajtohet si çështje numrash

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar rritjen e numrit të vdekjeve nga Covid 19 duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësit e partive politike, pa përjashtim. Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë së “kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthen i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushatës”.
“Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?”, ka shkruar ai.
“Apo ti numërojmë e rinumërojmë njiherë e mandej merremi me të. Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?”, ka përfunduar Ahmeti.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthin i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushates.
Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?
Apo ti numërojmë e rinumërojmë njiherë e mandej merremi me të. Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?/tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
