fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Aguero drejt transferimit në…

Janë disa klube të interesuara për 32-vjeçarin i cili është në sezonin e fundit në Manchester City

Publikuar

Argjentinasi 32-vjeçar, Sergio Aguero, është në sezonin e fundit të tij te “qytetarët e Manchesterit”. Ai këtë e ka konfirmuar duke thënë që në fund të sezonit do të mbaroj rrugëtimi i tij i gjatë me klubin nga Manchesteri.

Të menjëhershme kanë qenë tentativat dhe ofertat drejt tij nga klubet e mëdha evropiane, të cilat mendojnë se 32-vjeçari ka ende përpara vetës për të treguar instiktin vrasës që e ka para portave kundërshtare.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, për Agueron të interesuara janë Barcelona dhe PSG. Ndërsa Juventus dhe Chelsea momentalisht kanë prioritete tjera. Sa i përket një spekulimi se aj mund të transferohet te rivalët e qytetit, pra, në Manchester United, janë totalisht të pavërteta, pohon gazetari Romano.

Siç shihet në bazë të këtij raportimi, nga gazetari më i famshëm i transferimeve, mundësitë e mëdha që Aguero të përfundoj në verë janë klubi katalunas Barcelona, si dhe PSG, ndërsa mbetet të shihet cila do t’i ofroj kushte më të mira sulmuesit argjentinas./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021