fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Agjërimi i Muajit të Ramazanit, rreziqet tek pacientët me Diabet!

Këshilla mjekësore nga: Dr. Violeta Osaj Tafilaj, Endokrinologe

Publikuar

Agjërimi gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit është një prej shtyllave kryesore të besimit Islam. Meqenëse është obligim fetar, pacientët duhet të vendosin se a do të agjërojnë a jo. Preferohet që së paku një javë para të këshillohen me mjekun e tyre, për mënyrën e marrjes së terapisë gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit.

Kush mund të agjëroj e kush nuk mund?

Realisht jo të gjithë pacientët me Diabet mund të agjërojnë. Në mesin e tyre më të rrezikuar janë pacientët më Diabet melit tip 1 që trajtohen më insulinë.

Pacientët me komplikime kardiake, renale, ata të cilët kanë kaluar ketoacidoz brenda tre muajve, ata të cilët brenda tre muajve kane kaluar nëpër kriza të hiperglikemisë dhe hipoglikemisë.

Që agjërimi të mbahet mundësisht pa rreziqe, të prekurit nga Diabeti, duhet të përshtatin terapinë e tyre sipas zakoneve të ndryshuara të ushqimit dhe t’u përmbahen disa rregullave.

Gjatë agjërimit sheqeri duhet të kontrollohet me shpesh se zakonisht. Kur sheqeri në gjak është më i ultë se 3.9 mmol/L dhe më i lartë se 16 .0 mmol/L duhet të ndërpritet agjërimi.

Të shenjat e një hipërglikemie siç janë: lodhja, përgjumja, plogështia, urinimi i shpeshtë, ndërpriteni menjëherë agjërimin dhe përdorni terapinë.
Të shenjat e një hipoglikemie siç janë: djersitja, dridhje, marramendje, ndryshim i sjelljes, agresivitet ndërprite agjërimin, të matët glikemia dhe të përdoret sheqer ose lëng dhe konsultohet endokrinologu.

Mënyra e të ushqyerit gjatë Muajit të Ramazanit

Preferohet të fillohet iftari me dy gota ujë. Përdorni lëngje pa sheqer dhe kafeine. Rekomandohet gjithashtu që gjatë iftarit mos të merren sasi të mëdha ushqimi që përmbajnë sheqer e yndyrë.

Përdorni oriz, mish (peshku, pule, mishi i viqit dhe atë dy herë në javë), produktet e qumështit, pemë në sasi jo të mëdha.

Përdorni perime të të gjitha llojeve, konsumoni fasule thjerrëza, bizele pjesë të vogla te bukës mundësisht integrale .

Prej kohës së iftarit deri në syfyr të merret ushqimi shpesh e kapak në mënyrë që mos të kemi luhatje të mëdha të vlerave të glikemisë. Aktiviteti fizik preferohet të mbahet mbas iftari.

Vazhdo më shumë