fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Agjenda e Aleancës është rritja dhe zhvillimi ekonomik

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat i kësaj partie për president ka thënë të premten se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik

“Në takimin e sotëm në Podujevë, ritheksova se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik, e garanci për këtë është një shtet i fortë i qëndrueshëm dhe i integruar në NATO dhe BE”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj të premten ka takuar po ashtu Halit Konushevcin, babain e heroit Ilir Konushevci.

“Ndalova sot për një çaj në Podujevë me bacin Halit, babain e Heroit të Kombit Ilir Konushevci. Ideali jonë i përbashkët, dhembja e krenaria, na mbajnë gjithnjë të bashkuar dhe të motivuar.

Kosova e lirë dhe e fortë është amaneti i të rënëve dhe obligim i të gjallëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë në Lipjan, Haradinaj është zotuar se do të angazhohet fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, e të sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët