fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Absurde në Angli, ndeshja e Arsenalit shtyhet për faj të… shoferit!

Publikuar

Ndodh që ndeshja të mos zhvillohet për shkak të një gafe të shoferit të autobusit! Një gjë e tillë ka ndodhur në Angli, në kampionatin U18.

Arsenali do të përballej në transfertë me Brighton, por shoferi i autobusit ngatërroi destinacion dhe u nis për Bournemouth.

Skuadra e drejtuar nga Jack Wilshere, e pa veten në qytetin e gabuar, ndërkohë që në orën 12:00 duhet të zbriste në fushë shumë km më larg.

Lexo edhe:

Histori absurde e cilëson shtypi sportiv britanik, teksa në Brighton nuk po arrinin ta besonin shkakun e mungesës së skuadrës U18 të Arsenalit.

Organizatorët vendosën që kjo përballje të shtyhej dhe më pas vendosën përfundimisht që të zhvillohet një datë tjetër.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook