Lajme
Abrashi: DFC-ja, mundësi për bizneset privat

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministri në detyrë, Abrashi i tha Radios Evropa e Lirë se përveç ndërtimit të autostradës dhe hekurudhës, hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, ka rëndësi të veçantë sepse do të përkrahet sektori privat, përmes produkteve financiare, shkruan Evropa e Lirë.
“Mundësitë për financim të bizneseve e projekteve përmes qasjes në fondet e DFC-së, do të jenë një nxitje e mundësi e shkëlqyer për ndërmarrësit kosovarë, që do të ndikojë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ai.
Autostrada Prishtinë – Merdare, e gjatë 27 kilometra, e njohur ndryshe edhe si “Autostrada e Paqes” është një nga projektet e përfshira në Marrëveshjen e Uashingtonit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kushton përafërsisht 200 milionë euro. Kurse, segmenti hekurudhor Prishtinë – Merdare, me gjatësi prej 45 kilometrash arrin në 150 milionë euro.
DFC-ja është bankë e zhvillimit të Amerikës, e cila bashkëpunon me sektorin privat duke financuar zgjidhjet e sfidave më kritike, me të cilat përballet bota në zhvillim.
DFC-ja investon në sektorë duke përfshirë energjinë, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën kritike dhe teknologjinë. Po ashtu, DFC-ja siguron financim për bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse, me qëllim krijimin e vendeve të punës në tregjet në zhvillim.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
