Tipografi
Abdixhiku: Vjosa duhet të qartësoj pozicionin e saj në raport me LDK-në

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë të premten, se javën e ardhshme do takohet me pretendenten për pozitën e presidentit në Kosovë Vjosa Osmani, për të diskutuar pozicionin e saj karshi disa çështjeve.
Ai i ka bërë këto komente pas takimit që ka pasur me ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmanin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Ai ka përmendur se LDK-ja është e interesuar për qasjen e Osmanit ndaj partisë që drejton Abdixhiku, ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, partive opozitare dhe nismës së saj të paralajmëruar politike.
Sipas tij, LDK-ja është e interesuar për një kandidat për president, që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Kemi përfunduar takimet me LVV-në, sepse pozicionet tona janë të qarta. Ne jemi në opozitë, ata janë në pozitë. Ne do të jemi opozitë aktive dhe alternativë e re në të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku pas takimit.
Ai ka thënë se LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e së hënës kur pritet të konstituohet legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi për seancat tjera. Sipas Abdixhikut gjithçka do të varet nga vendimet që marrin organet e partisë së LDK-së.
“Nesër e kemi mbledhjen brenda partisë dhe do ta formojnë kryesinë e re. Unë do të prezantoj detajet e këtij takimi”, ka thënë mes tjerash ai.
Abdixhiku ka përsëritur sërish të premten se partia që drejton ai nuk është e interesuar të shkaktojë destabilizim politik.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
