Kosovë
Abdixhiku u takua me Matthew Palmer
Abdixhiku e njoftoi Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga Lutfi Haziri dhe Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-ve, Matthew Palmer dhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
Abdixhiku e falenderoi Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.
Po ashtu, Abdixhiku e njoftoi Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Ndërsa, zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-ve, Palmer e falenderoi Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-të të kenë rol të fuqishëm në dialog.
