Lajme
Abdixhiku tha se nuk i tregoi që do të kandidojë për kryetar të LDK-së, përgjigjet Besian Mustafa

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar deklaratën e bashkë partiakut të tij, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit tha se Mustafa nuk i kishte treguar se do të kandidonte për kryetar të partisë.
Mustafa në DPT te Fidani në T7 tha se obligimin e ka ndaj qytetarëve dhe ndaj aktivistëve e anëtarëve të LDK-së.
“Ne jemi kolegë, bashkëpartiak, kemi takime e diskutime. Unë obilgimin e kam ndaj qytetarëve të Kosovës ,ndaj anëtarëve e aktivistëve të LDK-së. LDK-ja është partia më demokartike, nuk ka asgjë të keqe që të ketë shumë kandidatura”, tha Mustafa.
Ai theksoi se këtë deklaratë të Abdixhikut nuk e sheh si dashakeqe. “Jo nuk do të doja ta vlerësoja si të tillë, mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Gjithsecili i kemi kontribuar pasurimit të demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shtoi Mustafa.
Abdixhiku kishte deklaruar se është takuar me Mustafën para kandidaturës së tij por nuk i kishte treguar se do të kandidonte. Ai tha se këtë e kishte kuptuar të nesërmen përmes mediave.
“Jam takuar para kandidaturës së tij. I kam treguar për projektet e mija, nuk më ka treguar se do të kandidoj të nesërmen e kam kuptuar në media. S’është e befasishme, është legjitime. Veç uroj që këto kandidatura të jenë të vërteta. Që të mos jenë për qëllime avancime individuale. Nuk janë kandidatura për të ngritur hisen e dikujt, sepse s’do të ketë, do të ketë punë ekipore “, ka thënë Abdixhiku në Rubikon./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
