fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Abdixhiku: Sakrifica e Jasharajve është motiv për të punuar drejt për vendin

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga ku tha se si pjesë e aktivitetit politik e partiak janë të interesuar që të shërbejnë mbarë dhe drejt si LDK për të kontribuar për shtetin, duke nderuar e kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme që nis në Prekaz.

Ndërkaq, në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të shtetit, Abdixhiku tha se “duhet të jemi konstruktivë, të afërt ndërmjet veti, duke i projektuar idetë tona dhe duke i shërbyer institucioneve të Republikës së Kosovës, pra do të jemi konstruktiv duke i mbrojtur idetë dhe idealet e LDK-së”.

I pari i LDK-së, në Prekaz u prit nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili e uroi për detyrën e re dhe që të ketë unifikim të spektrit politik që vendi të ecë përpara.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021