fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Abdixhiku pinë kafe me Buxhovin, thotë se dëshiron t’i njeh nga afër këndvështrimet e tyre

Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit të kishte me Jusuf Buxhovin, tha se për të është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës.

“Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen.

Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës. Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021