fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Abdixhiku për Ramën: Ai do të merret me kryeqytetin e jo me politikën

Përparimi është pjesë e LDK-së në këtë garë, është pjesë e jona dhe jam krenar për këtë punë. Atë nuk e kemi sjell që të merret me dialogun. Ai nuk merret me politikë, prandaj është apolitik.

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qëllimi i kandidatit të kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është që të merret me kryeqytetin dhe jo me politikë dhe çështjen e dialogut.

“Përparimi është pjesë e LDK-së në këtë garë, është pjesë e jona dhe jam krenar për këtë punë. Atë nuk e kemi sjell që të merret me dialogun. Ai nuk merret me politikë, prandaj është apolitik, ai merret me kryeqytetin. Nuk keni për ta dëgjuar duke folur për dialog, liberalizim, por si të rregullohet Prishtina”.

Abdixhiku tutje ka thënë që Rama ka përkrahje të madhe nga LDK-ja.

“Prishtinës i duhet një menaxher, andaj kjo është zgjedhja më e mirë. Deri ma tani kandidaturat për Prishtinën i kemi parë si promovim, asnjëherë për qytetarët. E gjithë LDK-ja është prapa Përparimit, do t’u shërbejë qytetarëve të Prishtinës. Përparim Rama në botë është i njohur për gjelbërim, i njohur për sjellje të gjelbërim. Ai do t’i shërbejë ligjit asnjëherë nuk ka shkel ligj”, ka thënë Abdixhiku në debatin “Fol hapur”.

Vazhdo më shumë