fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Abdixhiku, pas takimit me Kurtin: Kryeministri ka ndryshuar qëndrim, jo vetëm për reciprocitetin

Abdixhiku tha se ka kërkuar nga kryeministri që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e Qeverisë për dialogun.

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar të mërkurën se ka vërejtur së kryeministri aktual, jo vetëm për temën e reciprocitetit por edhe për shumë tema të tjera ka ndryshuar qëndrim në dialog. Abdixhiku ka thënë thënë po ashtu së tashti është koha e tij që të dëshmojë veten dhe Kosovën në këtë proces”.

Abdixhiku këto komente i ka bërë pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti, ku nder të tjera tha së këtij të fundit ia kanë dorezuar një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë

“E bëmë një kërkesë që qeveria të tregojë pozicionin politik dhe ta prezantojë në Kuvend. Kosova  duhet të dijë se cili është qëndrimi i qeverisë në dialog dhe po presim një pozicionim të tillë. E bëmë një ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Kryeministri e ka një dokument, pozicionin politik të LDK-së që duhet ta trajtojë në dialog në Bruksel. Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbroje”.

Abdixhiku tha se ka kërkuar nga kryeministri që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e Qeverisë për dialogun.

Ai theksoi se për Kurtin kanë pasur edhe një qartësim për sa i përket çështjes së dokumenteve të dialogut.

 “Kryeministri na njoftoi për qëndrimin e tij për këtë proces dhe për pritjet. I rikonfirmuam edhe një herë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit. Nëse nuk i kanë ose i kanë humbur, le t’i kërkojnë sërish”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook