fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Abdixhiku: Nuk jemi të interesuar të krijojmë destabilitet

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur se si subjekt politik nuk do të kontribuojnë në pengimin e formimit të institucioneve – zgjedhjen e presidentit të ri.

“Do të bëjë konsultime fillimisht. Do të shoh disponimin e njerëzve tanë. Ajo çfarë kam thënë vazhdimisht është se qëllimi jonë është konstruktiv. LDK asnjëherë s’ka penguar në procesin e formimit të institucioneve por çfarë po themi është se duhet parë për çfarë po flasim”, ka thënë Abdixhiku kur është se si do të veprojë LDK karshi kandidimit të Vjosa Osmanit për president.

“Ende s’kemi pas takim me palën tjetër. Konstruktiviteti jonë nënkupton që ne jemi opozitë fillimisht, jemi opozitë konstruktive por s’do të thotë se jemi konstruktive për të mbështet pozitën pa qartësime”, ka shtuar ai në T7.

“Qartësimet nuk janë mbi të shkuarën ato i kemi tejkaluar në momentin që kemi pasur me ta, por më tepër është për garancën e demokratizimit të vendit. Ne do të shohim a ka një garancë të tillë që vendi do të ketë institucione demokratike dhe jo partiake”.

“Ne nuk jemi të interesuar të krijojmë destabilitet në vend”.