fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

Abdixhiku me ftesë publike për Kurtin, Haradinajn dhe Krasniqin

I pari i LDK-së ka thënë se duhet t’i kapërcejnë dallimet politike dhe të ndërtojnë një pakt zgjedhor, në kohën kur ka numër të madh të rasteve me COVID-19.

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një ftesë publike drejtë liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

I pari i LDK-së ka thënë se duhet t’i kapërcejnë dallimet politike dhe të ndërtojnë një pakt zgjedhor, në kohën kur ka numër të madh të rasteve me COVID-19.

“Më saktësisht, në këtë pakt, propozoj që: 1. Me vullnet të plotë politik, përkundër rregullativës ligjore në vend, të shkurtojmë fushatën zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë. Ta bartim përballjen politike nga terreni ku grumbullojmë zakonisht me qindra e mijëra njerëz përnjëherë, në debate tjera, televizive, përballje digjitale e sociale”.

“2. Të udhëzojmë të gjithë kandidatët tanë, që çdo aktivitet paraelektoral e elektoral nga sot e deri më 17 tetor, ta bëjmë konform rregullave strikte të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pra të kemi njerëz aq sa lejohet, të respektohet distanca, e të respektohen masat e tubimeve të vogla siç udhëzohemi nga ekspertët tanë”,ka thënë Abdixhiku.

Ai këtë mesazh të tij e tha në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, duke thënë se ata do ta pranojnë atë edhe në formë të shkruar.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021