Lajme
Abdixhiku: LDK nuk ka kohë për të humbur, por duhet të ecë përpara

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas zgjedhjes si i pari i LDK-së ka thënë se sot do të hapin një faqe të re për ta kthyer LDK-në aty ku e ka vendin.
Abdixhiku po ashtu falënderoi ish kryetarin Isa Mustafa si dhe dy kundërkandidatët për kryetar Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.
“Më lejoni që të falënderoj kryetarin e deri tanishëm kryetarin Isa Mustafa, që për 11 vitet e fundit udhëhoqi në shtëpinë tonë të përbashkët. Falënderoj dhe dy kundër kandidatët e mi, Hazirin dhe Mustafën. Të dy me kulturën e tyre politike vendosën një standard të ri të garës, jo vetëm për LDK-në por përgjithësi spektrin politikë. Sot po e hapim një faqe të re me qëllime të qartë për ta kthyer LDK-në në vendin e vet. Sikurse në pozitë dhe në opozitë, në përballje të lehtë dhe fryma populliste u tregu promotere e këtyre vlerave”, ka thënë ai, shkruan Telegrafi.
Kryetari i ri i LDK-së, gjithashtu theksoi se LDK-ja nuk arriti t’i mbaj dhe as të rris mjaftueshëm votuesit e saj, dhe për këtë siç tha ai arsyen duhet ta gjejnë tek vetja, transmeton Telegrafi.
“LDK nuk arriti të mbaj dhe as të rris mjaftueshëm votuesit e saj, arsyen e vërtetë dhe të vetme e gjejmë tek vetja dhe nga vetja do të nisim rikthimin tonë të madh. Nderojmë të gjithë 110 mijë votuesit tanë. LDK nderon edhe udhëheqësin paraprake. Pavarësisht gjithë përpjekjeve është bërë e dukshme se ka pakënaqësi si brenda po ashtu edhe jashtë LDK-së”, u shpreh Abdixhiku.
Ai po ashtu tha se: “LDK nuk ka kohë për të humbur, por ka kohë të për ecur përpara. Ndjej obligim dhe nder t’i prij këtij procesi përpara, kjo detyrë nuk është aspak e lehtë. E gjen LDK-në në frymën populliste, e ideve të majta. Para një obligimi të tillë asnjëri s’mund të qëndrojmë indiferentë”.
Ndryshe, delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, kanë zgjedhur sot për kryetar të ri të këtij subjekti, Lumir Abdixhikun.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
