fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Abdixhiku: LDK do të kontribuoj në formimin e institucioneve

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se gjatë fundjavës do të formohet Kryesia e LDK-së dhe aty do të marrim vendimin lidhur me votimin rreth formimit të institucioneve të Kosovës, saktësisht presidentit.

Abdixhiku pas takimit me zëvendëskryeministrit e Maqedonisë, Artan Grubi në një konferencë për media tha se ajo çfarë LDK synon është që t’i shmang zgjedhjet dhe të kontribuojë në formimin e institucioneve.

“Ne nesër kemi takimin bilateral, me palën tjetër. Po besoj që gjatë vikendit do të formojnë organet e partisë, siç është Kryesia e LDK-së dhe aty e marrim vendimin për të gjitha çështjet në koordinim të plotë me grupin parlamentar të LDK-së. Tani për tani, ajo çfarë kam thënë është se LDK synon t’i shmang zgjedhjet, të kontribuoj në formimin e institucioneve dhe këto institucione të jenë demokratike, të përfaqësojnë të gjitha partitë politike, në veçanti pozita e presidentit. Për çështje tjera do të kuptoni pas takimit të nesërm”, tha kryetari i LDK-së, raporton Telegrafi.

Ai tha se synim kanë shmangien e zgjedhjeve të shpeshta, të mërzitura e të kushtueshme për vendin.

“Ne ende se kemi vendimin e Kryesisë ku duhet marr vendim se çfarë është rruga jonë përpara. Më pas këtë rrugë e komunikojmë me grupin parlamentar”, tha Abdixhiku.

Ai tha se pas konstitutimit të Kryesisë së partisë dhe me kohë do të definojnë pozicionin e tyre të qartë.

Abdixhiku u pyet nëse ka emër tjetër për deputet, ndërsa tha se për këtë nuk kanë diskutuar.

“Këso ide nuk është që kemi diskutuar të themi të drejtën, pra presim takimin e parë  me ta. Është sjellje e mirë e pozitës, mirë që po takohemi dhe kemi gatishmëri të flasim”, tha ai./tg/