fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Abdixhiku,  Kurtin dhe Osmanin i quan arrogant

Publikuar

Lumir Abdixhiku për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë së janë arrogantë, s’kanë kufizime, duan të bëjnë çfarë të duan. Ai në emisioni Pressing i ka kritikuar ata për mos transparencë.

Sipas tij kjo është një sjellje e arrogancës që është krijuar prej profecie vetëpërmbushëse.
“Fillimisht nëpërmjet percepsionit që do të jenë të fuqishëm dhe e dyta nëpërmjet paraqitjes së tillë dhe një besimi artificial që e krijojnë’, tha Abdixhiku në Pressing, transmeton gazeta Express.

Sipas tij shqetësuese është arroganca e tyre. Nëse dikush sipas tij, sillet me kaq arrogancë ende pa e marrë pushtetin paramendoni si do sillen kur e merr pushtetin.

“Nëse dikush heziton të shpalosë programin e vetë, idetë e veta, punët e veta dhe janë pyetje shumë legjitime dhe të rënda: duhet të na tregojë çka do të ndodh me dialogun, çfarë do të ndodh ne kërkesën e Uashingtonit”, thotë ai.