Lajme
Abdixhiku: Kosharja një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të 20-të
Të rënët na kujtojnë se sa rëndë peshon liria, se mbi çfarë sakrifice të shtrenjtë të djemve e vajzave të UÇK-së – gjeneratat e sotme e përjetojnë shtetësinë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përvjetorin e 22-të, të thyerjes se kufirit shqiptaro-shqiptar, ka thënë së është krenar me djemtë e Koshares. “Jemi krenarë me ta. Jemi përjetësisht falënderues për ta. Mbi të gjitha, jemi në detyrim me ta; që secilën ditë të sotme ta kthejmë në ditë për atdheun tonë të shenjtë”, ka thënë Abdixhiku.
Sot, ka thënë Abdixhiku, nderojmë gjithë të rënët; falënderojmë gjithë të gjallët.
“Sot, kujtojmë të 113 heronjtë e Koshares dhe sakrificën e tyre mbi altarin e lirisë. Agimi, Saliu, Abazi, Xhemajli, Aliu me secilin tjetër të rënë, na kujtojnë se sa rëndë peshon liria, se mbi çfarë sakrifice të shtrenjtë të djemve e vajzave të UÇK-së – gjeneratat e sotme e përjetojnë shtetësinë”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka shkruar se në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, saktësisht 22 vjet më parë, burrat dhe gratë më të mirë të vendit kishin nisur thyerjen e kufirit shqiptar.
“Ky akt i tyre trimërie kishte shënuar edhe nisjen e Betejës së Koshares, një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të 20-të”.
Abdixhiku këto komente i ka bërë gjatë homazheve që bëri tek Memoriali i Dëshmorëve në Koshare, ku ishte i shoqëruar edhe nga ish luftëtarwt e kësaj beteje.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
