fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Abdixhiku i rreptë me Vjosa Osmanin – Nuk merr votë nga LDK

Publikuar

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie dhe nuk do e votojnë president partiak. Ai u shpreh se sa të jetë ai kryetar, LDK do të mbetet në opozitë. “LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam unë kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korrigjimin e gabimeve që kemi pasur duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”.

Ai foli edhe për çështjen e presidentit, teksa u shpreh që nuk do të votojnë president partiak. “Çdo pretendent për president duhet të qartësojë se çfarë pozicioni ka ndaj LDK-së, është pozicion, urryes, apo neutral, sepse presidenti këtë punë ka” thotë ai, të Syri.net.

Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thaçin, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë prapë.

“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur me zgjedhje, kërkojmë që pozita e presidentit të jetë e pavarur. Nuk po e personalizojë Hashim-Vjosë sepse po të ishte në nievl personal, zgjedhja do të ishte e thjeshtë. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçi, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021