fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Abdixhiku dhe Wieland flasin për integrimin e Kosovës në BE

Wieland e uroi Abdixhikun për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka biseduar të enjten më zëvendespresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland, ku ndër të tjera janë angazhuar për thellimin në mes të LDK, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane dhe Parlamentit Evropian.

Në një njoftim të lëshuar nga LDK, thuhet se Wieland e uroi Abdixhikun për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.

“Abdixhiku e falënderoi Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi si dhe diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021