fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Abdixhiku: 24 Marsi, fundament i shtetësisë sonë

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë së 24 marsi i vitit 1999 shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri. Ky momentum hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit. Prandaj, qytetarët e Kosovës i mbesin gjithmonë mirënjohës botës perëndimore, SHBA-së me aleat,  që përmes NATO-s dhanë shpresën e pritur kaherë.

“Po bëhen 22 vjet nga intervenimi ushtarak i NATO-s mbi caqet Jugosllave; dhe kështu fillimit të fundit të vuajtjeve të popullit të shtypur në Kosovë. Këtë ditë duhet ta kujtojmë sot e përherë. Gjeneratat e ardhshme duhet ta mbajnë 24 marsin si fundament të lirisë së tyre, fundament të shtetësisë sonë”, ka thënë Abdixhiku.

“Mbi dy dekada më pas, përpjekja për të ndërtuar shtetin e Kosovës, shtet të drejtë, të fortë, të dinjitetshëm vazhdon. Sot vajzat e djemtë e Kosovës në uniformë ushtrojnë misione paqeruajtëse nëpër botë; dhe kjo në vete nderon të gjithë burrat e gratë e vendit dhe jashtë, që kanë bërë të mundur që 24 marsi të ndodhë”, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se Kosova vazhdon të ndërtojë ëndrrën e saj origjinale për anëtarësim të plotë në NATO e në BE-së./Tipografi/