Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid, ndërkohë që vartësi i tij, Ministri i Drejtësisë, Vladimir Leposaviq ka thënë së ai do të njihte gjenocidin në Srebrenicë “kur faktet të vërtetohen pa mëdyshje”
Abazovic ka thënë së Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet dhe konventat ndërkombëtare.
“Nuk ka asnjë diskutim për këtë. Ai që nuk e kupton këtë, nuk ka vend në funksionet shtetërore. Le të shohim kah e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë!”, shkruan ai në Twitter Abazovic.
Ky reagim i Abazoviqit erdhi pasi Ministri i Drejtësisë në Mal të Zi, Vladimir Leposaviq, deklaroi në parlamentin e këtij vendi më 26 mars se ai do të njihte gjenocidin në Srebrenicë “kur faktet të vërtetohen pa mëdyshje”./tipografi/