Kosovë
AAK thotë se mbrëmjet e maturës duhet të lejohen
Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë që të organizohet matura dhe ekskursioni dhe është një çështje që ndodh një herë në jetë dhe kërkoj prej jush që t’i shikosh mundësit që të mbahet mbrëmja e maturës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes shefit të Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka kërkuar të enjten nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lejimin e organizimit të mbrëmjes e maturës, për maturantet e shkollave të mesme.
“Ka një mungesë serioze të koordinimit të dikastereve të përcaktuara të procesit të vaksinimit. Kërkesa jem për ju është edhe pse arsimi primar është përgjegjësi e komunës mirëpo masat e shtetit që ta bëni një plan të saktë të procesit të vaksinimit të mësimdhënësi. Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë që të organizohet matura dhe ekskursioni dhe është një çështje që ndodh një herë në jetë dhe kërkoj prej jush që t’i shikosh mundësit që të mbahet mbrëmja e maturës”, tha Tahiri.
Tahiri e tha këtë deklaratë në seancën ku Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.
