Lajme
AAK thirrje Qeverisë: Siguroj urgjent vaksinat!
Dreshaj ka kërkuar që të bëhet publik edhe plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit dhe tha se kjo duhet bërë pa vonesa me qëllim të informimit të qytetarëve që mos hezitohet marrja e vaksinës.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke e konsideruar si nevojë urgjente sigurimin e vaksinave për gjithë popullatën, ka kërkuar nga Qeveria, që të shfrytëzoj buxhetin që është ndarë për blerjen e vaksinave dhe të vihen kontaktet me vendet mike që të arrihet sigurimi i vaksinave kundër COVID-19.
“Në kohën e mbylljes së gastronomisë dhe të karantinimit parcial të vendit, në kohën kur mbi 15 mijë vetë janë vaksinuar jashtë vendit dhe në kohën kur vetëm dje mbi 15 mijë qytetarë, madje edhe pushtetarë aktualë, lëshuan vendin në drejtim të Shqipërisë, ne si AAK kërkojmë prej Qeverisë dhe ministrit Vitia që në një afat sa më të shkurtë të sigurohet sasia e nevojshme e vaksinave për vaksinim të mbarë popullatës”, ka thënë Shemsedin Dreshaj nga kjo parti.
Gjithashtu, Dreshaj ka kërkuar që të bëhet publik edhe plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit dhe tha se kjo duhet bërë pa vonesa me qëllim të informimit të qytetarëve që mos hezitohet marrja e vaksinës.
“Pandeminë duhet ta luftojmë bashkë dhe t’i lëmë kapricat dhe egocentrizmin. Ministri Vitia t’i bashkërendisë forcat me ministrat paraprakë, Armend Zemajn dhe Urani Ismailin, që të bashkëpunojnë lidhur me situatën. Populli ynë ka nevojë për vaksinim masiv. Pandemia nuk na ndan, ta luftojmë bashkë”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
