fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

AAK kundërshton masat e mbylljes se ekonomisë

Kosova ka nevojë për masa që e ruajnë̈ qytetarin dhe ekonominë̈ e vendit

Publikuar

Besnik Tahiri, shef i kuvendarëve të AAK në Kuvendin e Kosovës, i ka bërë thirrje Qeverisë që mos ta mbyll vendin, pasi sipas tij çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, odat ekonomike dhe akterët e tjerë̈ e kthen Kosovën një hap mbrapa.

Tahiri në një postim në Facebook ka thënë së Kosova ka nevojë për masa që e ruajnë̈ qytetarin dhe ekonominë̈ e vendit nuk ka nevojë për masa që mbrojnë̈ pushtetin e politikanët, por ka nevojë për.

“Shëndeti i qytetarëve ruhet duke respektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”, shkroi Tahiri.

Postimi i plotë:
Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa.
Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!