fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

AAK i bashkëngjitët PDK-së

Publikuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për takimin që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin. Ai thotë se Kurti dhe Osmani i kanë kërkuar atij bashkëpunim për çështje të rëndësishme shtetërore.

“E kam mirëpritur takimin. E kam pyetur zotin Kurti nëse dëshiron bashkëqeverisje, e ai më ka thënë se me “ju dëshirojmë të kemi marrëdhënie konstruktive si pozitë-opozitë”. Pra ata nuk kanë dëshirë të ndajnë përgjegjësi”, tha Haradinaj në “Debat Plus”.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se ata nuk i votojnë Vjosa Osmanin për Presidente dhe nuk ia bëjnë kuorumin.

“Iu kam thënë se nuk dua që të tri pushtetet të koncentrohen në duart e një personi, në këtë rast zotit Kurti. Iu kam thënë se kjo gjë nuk është në rregull edhe për demokracinë. Iu kam thënë se nuk ua jap votën e as nuk ua bëjë kuorumin”

“Nuk na kanë kërkua as vota as kuorumin. Pasi ata nuk duan të ndajnë përgjegjësi e kam pa të udhës t’iu them se nuk është në rregull se koncetrimi i tri pushteteve në një dorë”, tha më tej Haradinaj.

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021