fbpx
Lidhu me Ne!

Ekonomi

AAK e quan vendim skandaloz, uljen e shtesës për pensionistët

Shfuqizimi i vendimit i cili e sanksionon kategorinë më të rrezikuar duhet të ndodhë sot në mënyrë që t’u kthehet kjo ndihmë simbolike, bile edhe të rritet kjo

Publikuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të kthejë shtesat për pensionistët me 20 euro shtesë sa ishin për tre muajt paraprakë dhe sipas kësaj partie, ky veprim i Qeverisë është në vazhdën e gabimeve të mëhershme që ka bërë.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, ka thënë se është skandaloze që shtesat iu hoqën kategorisë më të rrezikuar të shoqërisë.

“Ne kërkojmë që ky vendim të anulohet menjëherë. Ka segmente të tjera ku Qeveria mund të kursehet, sidomos në pjesën që dikur e ka quajtur luksoze. Po ashtu, edhe kursime të tjera që mund të bëhen në qeverisje, por jo me kategoritë e rrezikuara”.

Isufi ka thënë se ishin të mendimit që të mos bënin shumë opozitë ndaj Qeverisë Kurti në 100 ditëshin e parë, por se veprimet e tilla po i bëjnë të reagojnë.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka thënë se publiku duhet alarmuar për këtë çështje dhe se kjo është arsyeja e thirrjes së konferencës së jashtëzakonshme.

“Shfuqizimi i vendimit i cili e sanksionon kategorinë më të rrezikuar duhet të ndodhë sot në mënyrë që t’u kthehet kjo ndihmë simbolike, bile edhe të rritet kjo”.

Deputeti dhe infektologu Shemsidin Dreshaj ka folur për situatën e vaksinimit kundër COVID-19 në vend, duke thënë se është mjaft skeptik për vazhdimin e menaxhimit efikas të pandemisë.

“Jemi në vlugun e pandemisë dhe në një situatë me shumë paqartësi lidhur me furnizimin e vendit me vaksina. Në një situatë kur tentojmë të menaxhojmë pandeminë me 24 mijë vaksina të ardhura si donacion, në një situatë kur kontratat e ndryshme që është dashur të nënshkruhen apo që janë në proces të nënshkrimit ka shumë paqartësi. Nuk sqarohet arsyeja e refuzimit, por tentojnë që paqen sociale ta bëjnë përmes sanksionimit të mediave. Jemi në bisht të rajonit dhe të Europës sa i përket vaksinimit. Vetëm vendet fqinje, Shqipëria me 600 mijë vaksina, ndërsa fqinji verior ka 1 milion vaksina të përdorura deri më tani”.

Ndryshe, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se sipas vendimit të Qeverisë së kaluar shtesat për pensionet bazike kanë qenë vetëm për tre muaj (janar, shkurt dhe mars)

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021