Beba Ime
A mund ta parashikoj temperamentin e fëmijës tim?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Si prind i një të porsalinduri, ju jeni i detyruar të kaloni orë të panumërta duke parë se si foshnja juaj reagon ndaj jush dhe gjithçka që e rrethon dhe duke pyetur nëse shqetësimi i tij ose vëmendja e shkurtër është një paralajmërim i llojit të personit që ai do të bëhet.
Sipas pediatrit William Carey, autor i ‘Të kuptuarit të temperamentit të fëmijës tuaj’ ndonjëherë edhe mund të parashikohet temperamenti i fëmijës tuaj, por jo gjithmonë.
Ju mund të jeni të etur të përcaktoni temperamentin e fëmijës suaj bazuar në sjelljen e tij të hershme, por duhet ta dini se ajo që shihni tani nuk është domosdoshmërish ajo që do të merrni më vonë. Një foshnjë me përkujdesje të lartë, lehtë mund të shndërrohet në një fëmijë të përmbajtur, të rregulluar mirë dhe anasjelltas.
Çfarë kuptojmë me temperament? Thjeshtë, mënyra se si një person përjeton dhe reagon ndaj asaj që po ndodh si brenda ashtu edhe jashtë tij.
Për një foshnjë, kjo mund të nënkuptojë se sa rregullisht fle dhe ha, sa të fuqishme janë lëvizjet e tij, sa lehtë qetësohet ose shpërqendrohet dhe sa lehtë pranon ushqime ose njerëz të rinj.
Temperamenti i një fëmije mund të ndryshojë shumë gjatë muajve të parë, sepse mënyra se si një i porsalindur sillet ndikohet nga faktorë të përkohshëm të tillë si hormonet e shtatzënisë, shëndeti i nënës dhe dieta, kohëzgjatja e lindjes, një lindje e parakohshme dhe zhvillimi i papjekur neurologjik.
Sapo këta faktorë të fillojnë të tërhiqen, rreth moshës 4 muaj apo më shumë, do të keni një kuptim më të mirë se me çfarë lloj fëmije keni të bëni. Prandaj mbani një mendje të hapur, përpiquni ta kuptoni dhe përshtateni me modelin e tij të tanishëm dhe prisni të shihni se çfarë sjell e ardhmja
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
