fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

A janë prishur parametrat e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë?

Publikuar

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, vlerëson që në rast se, në mënyrë hipotetike, Gjykata Kushtetuese nuk e mbron garancinë kushtetuese të përfaqësimit të komuniteteve joshqiptare dhe joserbe, i cili duhet të jetë efektiv dhe jo iluzion, atëherë, në të ardhmen, problemet për komunitetet joshumicë janë të pashmangshme.

Sipas tij, komuniteti serb, por dhe komunitetet tjera që kanë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës, mund t’i humbin të gjitha ato vende, të cilat do të shkojnë në favor të personave që deklarohen se i përkasin atyre komuniteteve joshumicë, madje edhe në rastin kur ata në mënyrë efektive u përkasin komuniteteve të caktuar joshumicë, por që kanë një lojalitet të caktuar politik momental.

“Po të shkohet me atë logjikë, do të thotë që është abuzim me normën kushtetuese që garanton përfaqësim efektiv komuniteteve. Atëherë edhe komuniteti shqiptar, si komunitet shumicë, mund ta luajë të njëjtën lojë në të ardhmen dhe të prishen parametrat e përfaqësimit.

Aktualisht, me këtë janë prishur parametrat e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë. Unë ju garantoj që në zgjedhjet tjera do të kemi shqiptarë, në mes të Skenderajt, kur do të votojnë ata serbë, të cilët eventualisht mund të jenë të tillë që kanë përfaqësimin më të ulët të komunitetit serb.

Pra, që janë besnikë ndaj konjukturave ditore, për arsye krejt të ndryshme. Ndërkaq ideja e Kushtetutës është për përfaqësim efektiv”, shprehet Hasani.

Unioni Socialdemokrat dhe Partia e Re Demokratike kanë theksuar se ankesat e tyre në organet kompetente do të parashtrohen menjëherë pasi që të dalin rezultatet zyrtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook