fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

A është normale të filloni të humbni flokët pas lindjes?

Publikuar

Po. Shumë nëna të reja janë befasuar me rënien e shumtë të flokëve në muajt e parë pas lindjes, por sipas mjekeve kjo është krejtësisht normale, pasi që pas lindjes niveli i estrogjenit bie, duke bërë kështu që flokët të bien 3 deri në 5 muaj pas lindjes.

Sipas mjekëve 85%-95% e flokëve në kokën tuaj rriten në mënyrë aktive, përderisa 5%-15% e flokëve të tjera janë në fazë pushimi dhe pas këtij pushimi ato bien duke u zëvendësuar me rritje të re. Gruaja mesatarisht hedh rreth 100 qime në ditë.

Por, jo të gjitha gratë vërejnë ndryshime dramatike në flokët e tyre gjatë periudhës pas lindjes. Rënia e flokëve ka tendencë të jetë më e dukshme në mesin e grave me flokë më të gjata.

Nese po e vleresoni që kjo rënie është e tepërt, konsultohuni me mjekun tuaj, pasi që rënia e vazhdueshme e flokëve mund të jetë simptomë e anemis ose çrregullimit të tiroides pas lindjes, të cilat janë të trajtueshme.

Sa zgjat rënia e flokëve pas lindjes?

Nuk ka nevojë për panik! Rënia e flokëve zakonisht zgjat rreth tre muaj dhe duhet të reduktohet pas kësaj kohe. Deri në ditëlindjen e parë të foshnjës tuaj duhet të keni një përmirësim të dukshëm. Sidoqoftë, disa gra vërejnë se flokët e tyre nuk e kanë më dendësinë e para shtatzënisë.

Çfarë mund të bëj për humbjen e flokëve pas lindjes?

Ju nuk do të jeni në gjendje të parandaloni rënien e flokëve, dhe për këtë mjekët rekomandojnë të provoni një “shampo volumizuese”. Këto produkte shpesh përmbajnë përbërës si proteina që veshin flokët, duke shtuar pamjen e plotë të tyre.

Shmangni “shampot e kondicionimit”. Përbërësit e rëndë në këto produkte mund të bëjnë flokët të duken të butë duke i rënduar ato.

Shmangni “kondicionerët intensivë”. Këto gjithashtu përmbajnë përbërës të rëndë që tërheqin flokët poshtë.

Përdorni një kondicioner të bërë për flokë të imët. Këto përmbajnë përbërës më të lehtë që nuk rëndojnë flokët.

Eksperimentoni me stilet e flokëve që ato të duken sa më voluminoze, si p.sh. një prerje e shkurtër e flokëve, e cila poashtu do të jetë më e lehtë për tu menaxhuar kur keni një fëmijë të vogël në shtëpi dhe jeni të privuara nga koha.

Çfarë tjetër mund të bëj për t’i mbajtur flokët sa më të shëndetshëm?

Të hash një dietë të ekuilibruar mirë. Studimet janë kontradiktore, por ka disa prova se mungesa e vitamines D dhe elementeve të tjera ushqyes mund të kontribuojnë në rënien e flokëve.

Shmangni nxehtësinë nga tharësja dhe hekuri i rrafshët dhe kimikatet (ngjyrat e flokëve) dhe mos i lani ose krehni flokët tuaj në mënyrë shumë agresive.

Po nëse rënia e flokëve vazhdon?

Nëse kjo rënie vazhdon për 6 muaj apo edhe më gjatë, flisni me mjekun tuaj për të hetuar shkaqe të tjera, si mungesa e proteinave, mungesa e vlerave ushqyese apo çrregullimi i tiroides.

Kliko për koment

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *