fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

A duhet të vaksinohemi gjatë muajit të Ramazanit? Flet Shefqet Krasniqi

Vaksinimi kundër COVID-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Vaksinat të cilat lejohen shkenctarisht të merren për njerëzit, i lejon edhe feja

Publikuar

Ish-kryeimami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit personat të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19 si dhe njerëzit që kanë sëmundje të tjera. Krasniqi ka theksuar se personat që kanë mbetur me pasoja shëndetësore dhe që janë në terapi nga mjeku nuk preferohet të agjërojnë.

“Shumë persona që e kanë kaluar virusin as që e kanë ditur se ishin të prekur, ka raste që e kanë kuptuar se e kanë kaluar koronavirusin vetëm kur i kanë bërë analizat, që u kanë treguar se e kanë pasë virusin. Pse të mos agjërojnë ata?”, tha Krasniqi në Klan Kosova

“Tek çështja e sëmundjes ka definicion, nëse një sëmundje shtohet ose rritet gjatë agjërimit ose i vonohet shërimi, pra nëse ka të bëjë agjërimi drejtpërsëdrejti me atë sëmundje, siç janë disa kategori të diabetit që janë shumë të rënda, në këto raste mjeku e preferon që këta persona të agjërojnë”.

“A duhet të agjërohet apo nuk duhet të agjërohet vërtetohet më së miri në dy mënyra, nëpërmjet mjekut specialist dhe nëpërmjet praktikës që njeriu e di vet sa mundet ta përballojë apo sa mund të durojë? “, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se vaksinimi kundër COVID-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Vaksinimi kundër COVID-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Vaksinat të cilat lejohen shkenctarisht të merren për njerëzit, i lejon edhe feja”, tha ai.